Shqipëria
Ruçi shpreson që ligji për gjuhën shqipe të miratohet sa më shpejt
"Shpreh besimin tim se nisma për ligjin e gjuhëve, konkretisht gjuhës shqipe ta shohim sa më shpejt të miratuar nga institucionet e Maqedonisë dhe me tej implementimin de fakto te tij”, ka thënë Ruçi
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi pas takimit që ka pasur me homologun e tij të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se shpreson që ligji për gjuhën shqipe të miratohet sa më parë në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton albinfo.ch.
“Shpreha kënaqësinë për rolin konstruktiv dhe aktiv të aktorëve shqiptarë në këtë proces si dhe besnikërinë e popullit shqiptar në Maqedoni brenda interesave të vendit të tyre dhe për të mirën e tyre. Shpreh besimin tim se nisma për ligjin e gjuhëve, konkretisht gjuhës shqipe ta shohim sa më shpejt të miratuar nga institucionet e Maqedonisë dhe me tej implementimin de fakto te tij”, ka thënë Ruçi.
Ndërsa Xhaferi ka treguar se janë pajtuar që rikthimi i pikës doganore të Qafë Thanës të jetë pikë e përbashkët doganore dhe kufitare me qëllim që tu vijë në ndihmë qytetarëve të të dyja vendeve. I pyetur se nisma ligjore për gjuhën në Maqedoni, çfarë statusi do t’i japë gjuhës shqipe, Xhaferi ka thënë se
“Mbi përcaktimet kushtetuese, në formën që pretendoni barazinë apo perceptoni barazinë mes gjuhëve, nuk është ajo. Për faktin që përkufizimi kushtetues i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë është i sanksionuar në amendamentin 5 të nenit 7 të Kushtetutës, si burim i Marrëveshjes së Ohrit, i cili e zyrtarizon në nivelin më të lartë të mundshëm gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë për përdorim të brendshëm, në territorin e Republikës së Maqedonisë”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












