Lajme

Rusia përjashtohet nga ‘SWIFT’

Aleanca perëndimore kundër Rusisë sapo ka vendosur për sanksione të rënda ekonomike ndaj Rusisë duke përjashtuar banka të caktuara ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT, përcjell Albinfo.ch.

“Kjo do t’i ndalojë ata të veprojnë në mbarë botën dhe do të bllokojë në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të aleatëve perëndimorë, të cilën e transmeton Afp.