Bota
Sa është dëmi nga protestat e ‘Jelekverdhëve’ në Paris
‘Jelekët e verdhë’ do t’i kushtojnë ekonomisë franceze 0.2 pikë përqindje në terma të rritjes ekonomike, deklaroi kreu i financave franceze, Bruno Le Maire.
Protestat e atyre që tanimë njihen në mbarë botën si ‘jelekverdhët’ kanë nisur që prej mesit të muajit nëntor dhe ende nuk janë ndalur. Ata protestojnë për rritjen e çmimeve të karburantit si dhe koston e lartë të jetesës.
Lëvizja e cila u transformua në një valë mjaft të gjerë proteste ndaj Emmanuel Macron dhe reformave të tij, duket se i ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonës, transmeton ‘Scan’.
Në kulmin e tyre, gjatë dhjetorit, protestat detyruan shumë biznese që të mbylleshin në qendër të Parisit, por edhe në qytete të tjera, si rrjedhojë e akteve të paprecedentë të vandalizmit, përcjell albinfo.ch.
“Është një kosto tejet e lartë, në nivelin e 0.2 pikë përqindje të rritjes ekonomike në një tremujor, çka është shumë”, deklaroi Bruno le Maire.
Kjo shumë përkthehet në rreth 2.5 miliardë euro. Sipas zyrës franceze të statistikave, rritja ekonomike në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte në 0.3%.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












