Shqipëria
Sa kushtojnë hotelet këtë vit në Velipojë?
Velipoja ka hapur sezonin turistik dhe ndërtimi i rrugës së re pritet të shtojë numrin e turistëve. Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Shkodrës, Gentian Mema, ka thënë se sivjet çmimet variojnë nga 20 euro deri në 80 euro vetëm për fjetje, pa përfshirë ushqimin.
“Çmimet janë goxha të konkurrueshme, shumë të mira. Varion nga periudha dhe cilësia e hotelit. Ka hotele shumë të mira që ofrojnë shërbime shumë të mira. Nata varion 70-80 euro për dhomë. Fillon nga 20 euro nata, flas në periudhën e pikut. Ka edhe shtëpi pritëse, jo bujtina, nuk ofrojnë ushqim. Një pjesë shumë e mirë e turizmit zhvillohet mbi shtëpi pritëse. Çmimi i tyre përsëri varion edhe nga afërsia e vijës së rërës. Por përgjithësisht me një mesatare, Velipoja mbetet me çmime mjaft konkurruese. 70-80 euro janë dy-tre hotele që ofrojnë, por shërbimi është në kushte mjaft të mira, me pishina, shërbim shumë të mirë, restorante shumë të mira”, ka thënë Mema në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’, përcjell albinfo.ch.
Velipoja ka një kapacitet hotelier prej 25 mijë shtretërish, ndërsa vitet e fundit ka edhe një zgjatje të sezonit që nis në maj dhe përfundon në tetor, në varësi edhe të kohës.
E-Diaspora
-
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg Ekspozita, dokumentar dhe muzikë: Kosova prezantohet në Hamburg ... -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














