Koronavirusi: çast pas çasti
Sa ndikon bllokimi në ekonomi
Evropa, me një numër më të lartë infeksionesh, po shkon më keq
Vendet shënuan nivele të larta rritje në tremujorin e tretë. PBB-ja e Amerikës u rrit me 7.4%, krahasuar me tremujorin e dytë (një normë vjetore prej 33%). Prodhimi në Eurozonë u rrit me 12.7%. Por ka pak arsye për të brohoritur.
Bllokimet për të përmbajtur virusin, kanë të ngjarë të ndalin rimëkëmbjen ekonomike që në fillimet e saj. Frikëra të tilla i ulën çmimet e naftës në nivelin më të ulët që prej pesë muajsh, më 2 nëntor.
Duke përdorur të dhënat e lëvizshmërisë nga Google, The Economist ka ndërtuar një indeks të aktivitetit ekonomik në kohë reale.
Ai tregon se rimëkëmbja e Amerikës është ndalur, pasi rastet e regjistruara të Covid-19 janë rritur sërish.
Evropa, me një numër më të lartë infeksionesh, po shkon më keq. Aktiviteti në Britani dhe Francë duket se ka arritur kulmin në shtator dhe performanca pritet të ulet, duke pasur parasysh se Britania, Franca dhe Gjermania nisën sërish masat izoluese të shkallëve të ndryshme javën e kaluar, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Është shumë shpejt për të matur ndikimin e plotë të këtyre bllokimeve të reja në indeksin tonë. Ato duhet të jenë më pak të dëmshme se masat në fillim të vitit: për shembull, kësaj radhe, do të qëndrojnë të hapura më shumë firma prodhimi dhe ndërtimi. Gjithsesi, përvoja e vendeve që tashmë janë mbyllur, tregon se masat do të jenë të dhimbshme.
Restorantet e Irlandës u mbyllën pasi u imponua karantina më 21 tetor. Uellsi u mbyll dy ditë më vonë; indeksi ynë tregon se aktiviteti në kryeqytetin Cardiff, ka rënë me 20%. Mbështetur në marrëdhëniet e kaluara, një rënie e ngjashme në vendet europiane, do të shkaktonte uljen e PBB-së me 5% në tremujorin e katërt.
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Bora e freskët në Zvicër krijon kushte ideale për skijim Stacionet e skive në Graubünden dhe Valais janë mbuluar nga mbi një metër borë e freskët... -
Vernissage i ekspozitës personale “Gruaja Matrioshkë” në Clarens -
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft -
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë












