Futboll

Sa përfitoi Gashi pas largimit nga SHBA?

Ish-futbollisti i Baselit dhe Grasshopper Club Zurich, ka luajtur për Colorado që nga viti 2016

Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi ka ndarë rrugët me Colorado Rapids në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte vetë skuadra amerikane që ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin shqiptar, për shkak të numrit të caktuar të lojtarëve të huaj përcjell albinfo.ch.

Pasi kishte kontratë deri në fund të vitit, ai merr pagën e tij të plotë, pra 530 mijë dollarë.

Nëse ai angazhohet në një skuadër tjetër, pagën e tij mund ta marrë pjesërisht.

Ish-futbollisti i Baselit dhe Grasshopper Club Zurich, ka luajtur për Colorado që nga viti 2016. Ai ka luajtur 69 ndeshje (14 gola, 6 asistime), përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë, në rrjetet sociale, klubi e ka falënderuar për kontributin e dhënë dhe Gashi, që ka falënderuar tifozët, bashkëlojtarët dhe klubin.