Futboll
Sadiku merr përgjigje nga FIFA, mësohet e ardhmja e 27-vjeçarit
Në këtë situatë, 27-vjeçari bëri përpjekjet e fundit për t’u lejuar të kthehej te Suedia, por përgjigjja e FIFA-s ishte negative
Loret Sadiku përfundimisht nuk do të mund të luajë me asnjë përfaqësuese tjetër në të ardhmen, përveç Shqipërisë.
Mbrojtësi 27-vjeçar, pjesë e Kasimpasas në kampionatin turk, ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u lejuar nga FIFA që të luajë me Suedinë, por përgjigjja nga institucioni më i lartë i futbollit botëror ka qenë negative, shkruan “Supersport”.
Menaxheri i përfaqësueses suedeze, Stefan Pettersson, ka theksuar se FIFA i ka kthyer përgjigje negative Federatës, me arsyetimin se Sadiku ka bërë kërkesë një herë për ndryshim të përfaqësueses, përcjell albinfo.ch.
Sadiku ishte larguar nga ekipi U-21 i Suedisë për t’u paraqitur për ekipin A të Shqipërisë, por nuk luajti në asnjë ndeshje me kuqezinjtë.
Mbrojtësi preferoi më pas t’i bashkohej Kosovës, duke u aktivizuar në miqësoret jozyrtare, por kur “Dardanët” u pranuan në FIFA, ai nuk u lejua të ishte pjesë e formacionit që atëherë drejtohej nga Albert Bunjaki, pasi kishte ndryshuar një herë kombëtaren (La Suedinë për Shqipërinë).
Në këtë situatë, 27-vjeçari bëri përpjekjet e fundit për t’u lejuar të kthehej te Suedia, por përgjigjja e FIFA-s ishte negative.
Kjo do të thotë se Loret Sadiku ka vetëm një mundësi, të përfaqësojë Shqipërinë, sigurisht nëse Federata Shqiptare e Futbollit dhe trajneri e vlerësojnë se ndihma e tij nevojitet te kuqezinjtë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













