Futboll
Sadiku pranë rikthimit në Zvicër
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku mund të kthehet te skuadra e Luganos
Armando Sadiku është një nga sulmuesit më të mirë shqiptar. Ai ende mbetet në infermieri, për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi.
Megjithatë, ai mund të mos luajë më për Levanten ku u transferua me shumë bujë.
Sipas mediave zvicerane, Sadiku është në bisedime për t’u rikthyer në Lugano, ku ka luajtur edhe më parë, dhe ku është i dashur nga tifozët dhe zyrtarët e klubit, përcjell albinfo.ch.
Sadiku ka luajtur me Luganon nga viti 2012 deri në vitin 2014, dhe sërish në pranverën e vitit 2017.
Dëmtimi i rëndë që pësoi në gju po e privon ende Sadikun nga fushat e blerta. Sulmuesi luajti shumë pak edhe kur nuk ishte i dëmtuar, ndërsa pas problemeve që kaloi do të ketë më pak mundësi, pa harruar faktin se Levante është një nga befasitë e sezonit.
Levante nuk po lufton për mbijetesë, por për Kupat e Evropës. Në këtë skuadër paraqitet edhe Enis Bardhi.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












