Kosova
Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe personat e tjerë të akuzuar në rastin “KEK-u” janë shpallur të pafajshëm sot nga Gjykata Themelore.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci, raporton Koha Ditore.
“Kjo aktakuzë ka qenë pjesë e fushatës që është bërë në atë kohë kundër Sami Lushtakut. Kur prokuroria e ka parë që do ti dështojë procesi i krimeve të luftës, kundër klientit tim, e ka hapur edhe këtë procedurë.
Kjo ka qenë aktakuzë e turpit për shkak se nuk ka pasur asnjë provë të vetme kundër z. Lushtakut. Natyrisht, se në fund drejtësia fiton”, ka deklaruar Koci, përcjell albinfo.ch.
Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim. Ndërkaq ish-drejtori i prokurimit, Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria pretendonte se sjellja e paligjshme e të pandehurve, ka rezultuar me dhënien e kontratës kompanisë së sigurimit “Security Code”, e cila ka ofertuar si pjesë e konsorciumit me kompaninë “WDG”.
Kontrata në fjalë ishte për periudhën dy vjeçare, në shumë prej 6, 182, 609.76 euro, shumë kjo për të cilën pretendohej se është dëmtuar KEK-u. Pronar i kompanisë që pati fituar tenderin është Milazim Lushtaku, kushëri i Sami Lushtakut, i cili po ashtu është liruar nga akuza.
E-Diaspora
-
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” Aktiviteti në Konsullatën Shqiptare bashkoi autorë, komunitetin shqiptar dhe dashamirës të letërsisë në një mbrëmje kulturore... -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva Swiss po zvogëlon rrjetin e saj të itinerareve nga Gjeneva. Në mesin e destinacioneve që do... -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë













