Autotech
Samsung prezanton telefonin me kamerë të trefishtë
Galaxy A7 do të jetë në shitje në të gjitha tregjet e përzgjedhura evropiane dhe aziatike nga kjo vjeshtë, duke u zgjeruar më pas dhe në tregjet e tjera
Samsung ka lansuar Galaxy A7, telefonin e parë me kamerë të trefishtë. Kamera e trefishtë përbëhet nga tre lente të ndryshme: një lente me kënd të gjerë tetë megapiksel, një lente 24 mekapiksel dhe një lente thellësie që lejon kamerën të krijojë të ashtuquajturat fotot e “efektit bokeh”. Ky efekt bën të mundur fokuson një objekt dhe sfondi është i paqartë.
Galaxy A7 ka një ekran 6.0 inç dhe një sensor anësor me gjurmë gishtash. Samsung ka përdorur një strategji për t’u rritur shpejt në treg pasi është përballur me “sulmet” e kompanive si Huawei dhe Xiaomi, të cilët kanë sjellë pajisje më inovatike dhe çmime më të ulëta, shkruan ‘Scan’.
Në një intervistë me CNBC, drejtori ekzekutiv i Samsung, DJ Koh, tha se kompania ka në plan të përmirësojë strategjinë e saj të celularëve në pikën e çmimit mesatar duke përdorur teknologjinë e re në pajisjet e saj Galaxy A, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht strategjisë së përdorur nga Samsung, duhet thënë se ky nuk është telefoni i parë në botë me kamerë të trefishtë. Ka qenë Huawei kompania e parë që ka zbuluar P20 Pro, në fillim të këtij viti.
Galaxy A7 do të jetë në shitje në të gjitha tregjet e përzgjedhura evropiane dhe aziatike nga kjo vjeshtë, duke u zgjeruar më pas dhe në tregjet e tjera.
Asnjë çmim nuk është bërë i ditur për këtë telefon.
E-Diaspora
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit