Lajme
Save a Life mbledh 50 mijë euro për nënat dhe fëmijët
Save a Life, për herë të shtatë me radhë, bashkon zemrat dhe mbledh 50 mijë euro për nënat dhe fëmijët
Një mbrëmje e mbushur me emocion, solidaritet dhe shpresë: Save a Life, gala tradicionale për mbledhje fondesh, këtë vit mblodhi bashkë për herë të shtatë radhazi diasporën shqiptare në zemër të Cyrihut. Kompani, individë dhe miq të AMC-së u bashkuan me një qëllim të përbashkët të shpëtojnë jetë.
Mysafire nderi e kësaj nate ishte znj. Ylfete Fanaj, Anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Kantonit të Lucernit, ndërsa mbrëmja u moderua me shumë dashuri nga Arigona Bunjaku, blogere dhe nënë e tre fëmijëve, që jeton në Zvicër, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch
Pjesë e veçantë e programit ishte rrëfimi prekës i znj. Mirnie, infermiere në QKMF Fushë Kosovë, e cila solli dëshmi të gjalla për ndikimin e trajnimeve të AMC-së në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat dhe fëmijët – më të brishtit ndër ne.
Art, ndjenja dhe ngjyra: Këndi i pikturave nga Kaltrina, Dorina dhe Zhaklina i dha mbrëmjes një shpirt të veçantë artistik, duke sjellë emocione dhe kuriozitet përmes veprave të tyre që ishin në shitje për kauzën.
Atmosfera u mbush me muzikë dhe argëtim falë performancës së mrekullueshme të String String, që sollën tingujt më të bukur të muzikës shqipe.
Një falënderim nga zemra për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij edicioni individë, kompani dhe miq që besojnë në fuqinë e bashkimit dhe në ndryshimin që mund të sjellim së bashku.
Në veçanti falënderojmë Multinet Communications, SpitexDona, Rotary Club Gjakova – Dr. Agron Abrashi, dhe Biasca, Anrotec. Falënderim i veçantë për sponsorin tonë medial Albinfo për mbështetjen e vazhdueshme.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër



























