Bota
Schaeuble: Myslimanët janë pjesë e Gjermanisë
Myslimanët dhe feja e tyre Islame janë pjesë e shoqërisë sonë dhe pjesë e Gjermanisë, deklaroi presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble.
“Integrimi në çdo rast ndikon te secili prej nesh dhe nuk është një rrugë me dy korsi. Myslimanët duhet të kuptojnë se jetojnë në një vend të edukuar nga traditat dhe vlerat e lirisë së iluminizmit“, shtoi ai.
Fjalët e eksponentit të CDU-së rihapin debatin që u mbinxeh nga deklarata e aleatit bavarez, Horst Seehofer, ministër i Brendshëm i qeverisë Merkel, i cili pretendon se “Islami nuk i përket Gjermanisë” dhe se ”Gjermania është formuar nga krishterimi”, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Schaeuble gjithashtu ka paralajmëruar kundër paragjykimeve rreth Islamit dhe nga ata që e përshkruajnë atë si një fe të prapambetur dhe të urrryer.
”Kjo është një karikaturë dhe nga një karikaturë mund të arrish te një armik imagjinar”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













