Lajme

Scholz paralajmëron Kinën: Mos dërgoni armë në Rusi!

Edhe një herë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi Kinës të mos dërgojë armë për të ndihmuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, dhe në vend të kësaj i kërkoi Pekinit të ushtrojë presion ndaj Moskës për të tërhequr forcat e saj, përcjell albinfo.ch.

Në një fjalim në Parlamentin gjerman, Scholz tha se ishte zhgënjyese që Pekini ishte përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus, megjithëse ai përshëndeti përpjekjet e tij drejt depërshkallëzimit të një lufte bërthamore.

“Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse”, tha ai.

“Dhe mos i dorëzoni asnjë armë Rusisë agresore”.