Së shpejti do të kemi të bëjmë me pensionistë nga Ballkani dhe Turqia
Migrantët e moshuar janë pothuaj dy fish më të rrezikuar nga varfëria në krahasim me moshatarët e tyre zviceranë
Të ashtuquajturit “punëtorë mysafirë” me prejardhje nga Spanja dhe Italia janë bërë tanimë pensionistë. Këta emigrantë janë duke paguar çmimin e një politike të mangët, të zhvilluar në Zvicrën e asaj kohe.
Sipas një shkrimi të botuar në të përditshmen “24 heures”, emigrantët në fjalë janë më pak të shëndetshëm dhe më të prekur nga varfëria se bashkëmoshatarët e tyre zviceranë.
“24 heures” shpjegon në vijim se dikur këta emigrantë kishin ardhur vetëm për të punuar përkohësisht, por në fund, ata kanë mbetur përgjithmonë në Zvicër.
Gjatë konferencës së organizuar nga Forumi nacional “Age et migracion” (Mosha dhe migrimi) u theksua se “Zvicra ka rreth 130 000 emigrantë që kanë arritur në moshën e pensionit. Shumë prej tyre arritën gjatë viteve të pasluftës dhe kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Atë kohë fuqia punëtore ishte e nevojshme, por integrimi i tyre nuk ishte i paraparë. Kjo do të thotë që bashkimi familjar nuk praktikohej deri në mesin e viteve 60-ta”.
Judith Bucher, zëdhënëse e Pro Senectute-s, në një intervistë për gazetën e lartpërmendur sqaron se kjo popullatë i nënshtrohet rreziqeve të mëdha sa u përket sëmundjeve dhe aftësive të kufizuara, për shkak se ka kryer punë krahu në kushte shumë të vështira.
Ndër të tjerat J. Bücher tha se qeveria duhet të marrë parasysh këtë popullatë dhe të zhvillojë struktura përkatëse për të ndihmuar këta pleq, të cilët nuk kanë pasur fatin të gëzojnë mundësitë për integrim, ku hyn, për shembull, mësimi i gjuhës.
Zëdhënësja dha propozime konkrete. Ajo ceku shembullin e Zvicrës gjermane, ku disa shtëpi për pleq kanë krijuar sektorë për vendet e Mesdheut, me punëtorë italishtfolës si dhe ushqime italiane. Ajo shtoi se kjo tematikë duhet të trajtohet, sepse me kalimin e kohës ky numër i emigrantëve do të rritet. Në vitet e ardhshme do të bëhet fjalë “për pleq me prejardhje nga Ballkani ose Turqia”, tha Z. J.Bücher.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











