Koronavirusi: çast pas çasti
Sekretari i NATO-s fajëson Kinën dhe Rusinë për dezinformim për koronavirusin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e akuzoi Kinën dhe Rusinë për shpërndarje të dezinformatave, në lidhje me përgjigjen e aleancës ushtarake ndaj pandemisë së koronavirusit.
“Kemi disa shembuj të deklaratave që vijnë nga Moska dhe Pekini, të cilat nuk janë të sakta, të cilat përpiqen të minojnë kohezionin e aleatëve të NATO-s dhe të cilat e portretizojnë NATO-n në mënyrë të gabuar”, tha Stoltenberg në një video-mesazh për disa media, përfshirë Radion Evropa e Lirë.
Stoltenberg po ashtu tha se dy vendet përpiqen t’i portretizojnë aleatët e NATO-s sikur nuk janë në gjendje “t’i mbrojnë të moshuarit” apo “të punojnë së bashku”.
“Ne jemi duke punuar së bashku. Kjo është saktësisht ajo që po bëjmë”, tha Stoltenberg.
Ai vuri theksin edhe te, siç tha, bashkëpunimi midis aleatëve të NATO-s për sigurimin e mbështetjes mjekësore dhe transferimin e pacientëve.
Javën e kaluar, edhe vëzhguesit e BE-së kanë thënë se kanë identifikuar një “konvergjencë trepalëshe të dezinformimit” për koronavirusin, të promovuar nga Kina, Irani dhe Rusia.
Pjesë e saj ishin rrëfimet se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar në Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar kundërshtarët dhe se Kina, Irani dhe Rusia “po e luftojnë pandeminë shumë më mirë sesa Perëndimi”.
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva Partnerët socialë në Zvicër kanë mbështetur paketën e mbrojtjes së pagave të miratuar nga Këshilli Federal,...
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit
-
Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut
-
Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave
-
Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet