Shqipëria
Sektet satanike bëjnë “kërdinë” në Shqipëri, 3 vdekje të mistershme
Në Shqipëri po ndodh një dukuri e çuditshme, disa vdekje të mistershme që lidhen me kultin e besimeve. Vdekja e Evgjeni Baxhos disa javë më parë në Tiranë është mbuluar nga misteri, nisur edhe nga shenjat e gjetura në trupin e saj, për të cilat ekspertët shprehen se janë tregues të një rituali satanik të kryer nga një sekt mbi të renë.
I ftuar në ABC, Ervin Karamuço, ekspert i profilizimit kriminalistik, tha se ishte i bindur që Evgjeni Baxho i ishte nënshtruar një rituali okult, i cili ka çuar në vdekjen e saj.
Ai shtoi se sektet satanike kanë gjetur parajsën në Shqipëri, pasi në vend nuk ka një vëmendje të caktuar ndaj veprimtarisë së këtyre grupimeve.
Evgjeni Baxho u gjet e vdekur më 18 maj në banesën me qira, pranë lagjes “Ali Demi” në Tiranë, ndërsa disa ditë më vonë u publikuan fotografi të shenjave të mistershme në trupin e saj, për të cilat policia nuk ka asnjë shpjegim deri më tani.
Por, vdekja e Evgjeni Baxhos nuk është e vetmja që dyshohet se lidhet me aktivitetin e sekteve okulte në vendin tonë. Madje, krahas saj, vetëm gjatë një viti në vend kanë ndodhur edhe dy ngjarje të tjera të rënda, të cilat sipas ekspertëve janë inspiruar pikërisht prej këtyre sekteve.
Një tjetër rast është ai i Gerti S. , i cili u gjet i vdekur pak muaj më parë në një zonë të pyllëzuar në periferi të Tiranës. Siç shpjegoi sot në ABC gazetarja Anila Hoxha, i riu kishte shkëputur lidhjet me familjet dhe dyshohej se kishte kontakte me një sekt okult në Tiranë. 40 ditë pasi shkëputi lidhjet me familjen, ai u gjet i vdekur dhe i paushqyer, në pozicion lutjeje në një pyll pranë kryeqytetit, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, rasti i tretë, edhe më tepër i bujshëm është ai i familjes Josifi në Tiranë. Anisa dhe Zhaneta Josifi, nënë e bijë, u gjetën të vdekura në një banesë në lagjen “Kombinat”, ndërsa vajza tjetër, Blerta, arriti të shpëtonte pas ndërhyrjes së policisë.
Të trija ato i ishin nënshtruar heqjes dorë nga ushqimi për një kohë të gjatë. Për arsye që policia nuk i ka zbardhur ende, fillimisht ndërroi jetë Anisa Josifi, e cila u mbajt për disa muaj e vdekur në krevat nga nëna dhe motra, Blerta. Ndërkohë që prisnin ringjalljen e Anisës, nëna dhe Blerta heqin dorë nga ushqimi në formë sakrifice.
Disa muaj më pas ndërron jetë edhe Zhaneta Josifi, ndërsa të afërmit alarmohen për shkak të mungesës së tyre dhe njoftojnë policinë, e cila pas ndërhyrjes, gjen në kushte të rënda shëndetësore vajzën tjetër të familjes, Blertën.
Pas hetimeve, u zbulua se familja kishte praktikuar një rit të çuditshëm fetar, përmes të cilit ishin vetësakrifikuar nëna dhe vajza. Në lidhje me këtë rast reagoi dhe pastori i Kishës që kishin frekuentuar motrat Josifi, duke mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje. Megjithatë, policia nuk ka zbuluar ende se çfarë e çoi familjen Josifi në këtë situatë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












