Lajme
Selimi: Nuk largohemi nga Vetëvendosje
"Nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. Asnjëri nga ne nuk e kemi ndërmend të largohemi nga Vetëvendosje”, ka deklaruar Rexhep Selimi
Nuk largohet nga Vetëvendosje dhe nuk kalon në AAK. Kështu ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi duke mohuar informacionet se ai dhe Florin Krasniqi po planifikojnë të kalojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. Asnjëri nga ne nuk e kemi ndërmend të largohemi nga Vetëvendosje”, i ka thënë Kohavisionit Selimi. Ai ka shtuar se e gjithë kjo është fushatë kundër tyre dhe gjithë Lëvizjes Vetëvendosje.
Në fillim televizioni Klan Kosova dhe pastaj edhe disa medie kishin raportuar ditëve të fundit se gjoja deputetët Selimi dhe Krasniqi do t’i bashkohen AAK-së për shkak se nuk pajtohen me veprimet e dhunshme të VV-së, transmeton gazetaexpress.com.
Kështu, Klan Tv duke iu referuar “burimeve brenda AAK-së”, njoftonte se dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje pritet t’i bashkohen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fjala ishte për deputetët Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi.
Megjithëkëtë, Rexhep Selimi, i kontaktuar nga Klan Kosova, e ka mohuar një lajm të tillë.
Po sipas televizionit Klan Kosova deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj kishte konfirmuar pakënaqësitë e dy miqve te tij, Selimi e Krasniqi, të cilët sipas tij ishin distancuar nga veprimet e dhunshme që kishte bërë VV
Ndryshe, Rexhep Selimi ka qenë sekretar i përgjithshëm i AAK-së deri në vitin 2004. Ai qe larguar nga kjo parti në shenjë pakënaqësie që Ramush Haradinaj lidhi marrëveshje koalicioni me LDK-në dhe Ibrahim Rugovën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













