Gjuha

Seminari promovues didaktik i teksteve të reja në Austri

Botimi më komplet i teksteve për diasporë

Tekstet e reja për mësimin plotësues në diasporë…DDr.Basil Schader, ligjërues nga Zürich-u, donatori, organizatori, konceptuesi dhe koordinatori i hartimit dhe botimit të 19 teksteve për mësimin shqip në diasporë, projekti më madhor i deritanishëm në pajisjen me tekste përkatëse. Botimin dhe hartimin e ndihmoi MASHT e Kosovës.

Mësimi në gjuhën shqipe në diasporë është pjesë e shqetësimeve tona, veçan organizimi i tij mjaft kompleks. Ai varet kryesisht nga sistemi mësimor dhe qëndrimit të vendit nikoqir dhe nga niveli i organizimit tonë si faktor. Pa dyshim në mesin e shteteve shembull në Europë në këtë aspekt është Austria, ku mësimi në gjuhën amtare zhvillohet në kuadër të sistemit arsimor publik. Përkrahja e seminarit të parë në diasporë lidhur me tekstet, metodologjinë, praktikën e përdorimit, e tregon edhe një herë këtë. Padyshim këtu hyn puna e Mag.Elfie Fleck, nga Ministria e Arsimit, përgjegjëse për gjuhët amtare. Ajo e përkrahu seminarin materialisht ato çka duheshin për mirëvajtje dhe gjithë përfshirjen e mësuesve nga të gjitha rrethet e vendit. Ideator, konceptuesi dhe donator i ligjëruesve të seminarit ishte miku i madh i yni nga Zvicra, Dr.Dr.Basil Schader, ligjërues nga Zürich-u. Ai është po ashtu koordinator në hartimin dhe botimit të 19 teksteve për mësimin shqip në diasporë, projekti më madhor i deritanishëm në pajisjen me tekstet përkatëse. Projekti filloi tani dy vite me botimin e 7 teksteve për nivelin e parë (klasa,1-3) të cilat tani një vit i kanë në përdorim nxënësit. Gjashtë tekstet e nivelit të dytë (klasa,4-6) u botuan tani që u promovuan në Vjenë para mësuesve, shpërndarja e tyre do fillon së shpejti, ndërsa ato të fundit të nivelit të tretë (klasa, 7-9) janë hartuar dhe pritet shtypja e tyre deri në shtatorin e fillim vitit shkollor. Autorë janë ekspertë të fushave të ndryshme nga Kosova: Besa Luzha, Lush Culaj, Muhamet Ahmeti-Metis, Shefkije Islamaj Xhevat Syla dhe mësues nga diaspora: Rifat Hamiti(D), Nexhmije Mehmetaj (CH), Nexhat Maloku(CH), Rizah Sheqiri(S) dhe Hazir Mehmeti(A). Kurse koordinator në hartimin e teksteve: Arif Demolli, Basil Schader dhe Nuhi Gashi. Tekstet janë të standardeve evropiane ku le gjurmë përvoja e mësuesve në diasporë, është kjo, hera e parë e hartimit të teksteve drejtpërdrejt nga ata që punojnë me nxënës. Tekstet e dy niveleve të para kanë edhe doracakët përkatës, kurse niveli i tretë doracakët i ka vetëm në faqen e internetit pranë MASHT.

© Mag.Elfie Fleck, përkrahëse e mësimit amtarë në Austri

Ligjërata e Dr.Dr.Basil Schader kishte të bënte direkt me tekstet e reja, përdorimi i tyre, metodologjia përkatëse, planifikimi i njësive mësimore, koordinimi me lëndën në gjuhën e shkollës. Kjo zgjoi kureshtjen e mësuesve të cilët ishin mjaft aktiv në punën e tyre në grupe të veçanta, të cilat punuan pavarësisht duke dhënë mendimet e tyre me vlerë. Vërejtjet e mësuesve nga përvoja e drejtpërdrejtë do e plotësojnë strukturën e tyre në ribotim. Standardet e përbashkëta garantojnë një kuadër njësishëm dhe cilësi të larta për projekte të reja. Tekstet shkollore do vlerësohen mbi bazën e tyre, nga del nevoja e përpunimit të vazhdueshëm. Kjo sjell përpilimet e reja përkatëse të materialeve mësimore për diasporën, si parakusht për një mësim efikas, me cilësi të lartë, në shkollat shqipe. Ku si produkt tani do jenë tekste e reja mësimore për diasporë.

Z.Nuhi Gashi, mbajti ligjëratën ,,Roli identitar i mësimit të gjuhës shqipe dhe puna me tekstet shkollore aktuale të hartuara nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë e Kosovës”. ,,Gjuha është shenjë e parë e identitetit dhe shtylla kurrizore e qenies kombëtar shqiptar. E tërë roli konvergjent historik i gjuhës është përfshi në kurrikulën për diasporë, tekstet e raja të hartuara sipas saj janë bartësit praktik të prekshëm në mësimin e gjuhës shqipe”. Z. Gashi më tej në ligjëratën e tij shtriu në fushën e ndërmjetësimit institucional në te mësuarit e gjuhës amtare, ku si shembulli më i mirë u theksua shkolla në Austri. Ligjërata mbajtën edhe Arif Demolli, njëri nga koordinatoret dhe Hazir Mehmeti, bashkautor i teksteve mësimore për diasporë nga Austria. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Dr.Sabri Kiqmari shtroi darkë nderi për mysafirët dhe organizatorët.

© Dr. Dr.Basil Schader, u ligjëron mësuesve në Vjenë (9 qershor 2012)

Dr.Dr.Basil Schader:

,, Qëllimi i seminarit ishte që mësuesit/set të mësimit plotësues a) të informohen për konceptin, qëllimet dhe parimet e teksteve të reja, b) të shkëmbejnë përvojat e tyre të para rreth punës me ato tekste, dhe c) t’i thellojnë kompetencat e tyre për sa i përket planifikimit të mësimit me tekstet e reja. Njëkohësisht e kemi shfrytëzuar seminarin për t’ua shpërndarë mësuesve tekstet e sapodala për ciklin e mesëm dhe për t’i njohur me ato tekste.

Seminari në Vjenë ishte i parë në krejt një radhë të seminareve të tilla, të parapara edhe për në Zvicër, Gjermani, Suedi etj. Jam tepër i kënaqur me kalimin dhe suksesin e seminarit në Vjenë, dhe këtë mund ta them edhe në emrin e bashkë-koordinatorëve të mi, Nuhi Gashi dhe Arif Demolli. Pjesëmarrësit ishin shumë të angazhuar dhe kanë treguar një seriozitet profesionale virtyte të larta dhe një vullnet të madh për ta përmirësuar sa më shumë mësimin e tyre, gjë që më kënaqi fort. Gjithashtu ishim tepër të kënaqur që gati të gjithë mësuesit/set të mësimit plotësues shqip në Austri morën pjesë në seminar, duke bërë pjesërisht një udhëtim shumë të gjatë. Një mbyllje fort e qëlluar ishte edhe darka e përbashkët në një restorant, për të cilën na ftoi Mag. Elfie Fleck, përgjegjëse për mësimin plotësues dhe pedagogjinë ndërkulturore në Ministrinë e Arsimit të Austrisë.

Me sinqeritet të plotë mund të them që i arritëm qëllimet që i kishim me këtë seminar dhe që i përshkrova më lart, kjo edhe falë angazhimit të madh të pjesëmarrësve. Patjetër do të ishte mirë dhe me rëndësi po të vazhdonte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave dhe të ideve midis mësuesve/eve të mësimit plotësues shqip, por nuk dyshoj se kjo edhe do të ndodhë. Për fat të mirë ekziston edhe një platformë elektronike (www.bmukk.gv.at/schulen/unterricht/muttersprachlicher) ku mund të arkivohen materiale etj. Dhe ku që tani gjenden shumë fletë pune etj. Nga Mag. Hazir Mehmeti dhe kolegë të tjerë.

Siç e thashë më lart, seminari në Austri ishte i pari në krejt një varg seminaresh të ngjashme. Aq më shumë jam i kënaqur që kaluam aq mirë dhe që programi u miratua nga pjesëmarrësit/et. Pjesëmarrësit të seminarit në Vjenë, por sidomos edhe organizatorët dhe gjithashtu e falënderoj Mag. Elfie Fleck për përkrahjen e saj të vlefshme.” Seminar të tillë do mbahen edhe në shtetet tjera të Europës, kurse promovimi kryesor i teksteve do bëhet në Korçë, ku do mbahet seminari i radhës i mësuesve nga diaspora.

© Mës:Bukurije Limani,Rafete Kosumi, Izri Rexha,Mark Demaj, Osman Ademi, Sylë Çelaj, Armida Biçaku,Valbona Çepani, Nuhi Gashi(ks),(.. …..) Fitnete Cengu, Dr.DrBasil Schader(ch), Majlinda Veizaj, Arif Demolli(ks), Hazir Mehmeti, Miradije Berisha, Roza Nrecaj, Shefqet Gashi, Milaim Zyrapi, Feride Aradini, Ibrahim Hasani

 © Nga puna në grupe e mësuesve


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI