Lajme

Sëmuret nga Covid-i nxënësi 14 vjeçar, 60 veta në karantinë bashkë me të

Për shkak se ai ka qenë në kontakt me një numër të konisderueshëm njerëzish, rreth 60 veta do të duhet të karantinizohen

Një nxënës 14-vjeçar në shkollën Känelmat në Therwil të Kantonit Baselland ka rezultuar pozitiv pas testimit për Covid-19. Siç kanë njoftuar të martën autoritetet në Basel, ai do të tërheqë pas vetes në karantinë edhe shumë të tjerë, shkruan sda.ch.

Për shkak se ai ka qenë në kontakt me një numër të konisderueshëm njerëzish, rreth 60 veta do të duhet të karantinizohen.

Më tutje mediat raportojnë se nxënësi që vuante nga Covid-19 ka pasur kontakte me rreth 50 njerëz (40-45 nxënës dhe 7 mësues) në mjedisin shkollor, transmeton albinfo.ch. Por veç tyre ai ka kontaktuar edhe rreth 8 persona të tjerë nga mjedisi i tij personal (familja, të njohurit). Për këtë arsye, pritet që nga 55 deri në 60 persona do të duhet të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë.

Nxënësi pozitiv në fjalë tashmë është vendosur në izolim. Gjendja e tij është e mirë, sipas rrethanave.

Procedura që po ndiqet me rastin e tij është ajo që përcaktohet në konceptin e zbatueshëm të mbrojtjes.

“Mësimi në shkollën Känelmat mund të vazhdojë normalisht përmes masave të marra” njoftojnë autoritetet.