Kosova
Serbët “jobesnikë” nga Kosova që “shkelin” rendin kushtetues të Serbisë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/files/policia e kosoves.jpg)
Mësohet se përfaqësuesit e Listës Serbe po gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në Kushtetutën e Kosovës, anëtarët e tjerë të komunitetit serb të Kosovës ndalohen, arrestohen ose merren në pyetje, nën dyshimin se kanë shkelur rendin kushtetues të Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se një nga rastet e fundit kur serbët nga Kosova u ndaluan në Serbi ka ndodhur më 17 prill, kur së paku për pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb janë kryer “verifikimet për sigurinë e Republikës së Serbisë”.
Madje, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Megjithatë, ai është liruar mbrëmjen e 18 prillit.
Autoritetet e Kosovës njoftuan se serbët e ndaluar nga Kosova akuzohen për “shkelje të rendit kushtetues të Serbisë”.
Avokati nga Beogradi, Bozho Prelleviq, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se të gjithë ata serbë nga Kosova, që nuk ndjekin politikat e Partisë Progresive Serbe në pushtet, mund të akuzohen për shkelje të rendit kushtetues të Serbisë.
“Ndërkaq, nuk do të përgjigjet askush që ndjek politikën partiake, pavarësisht se ajo politikë partiake është thellësisht antikushtetuese, e paligjshme e kështu me radhë”, thekson ai.
Edhe politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, e cila jeton në Beograd, konsideron se autoritetet serbe “po ushtrojnë represion” mbi të gjithë serbët e Kosovës që nuk janë “besnikë” ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Të gjithë ata që nuk janë besnikë ndaj Vuçiqit dhe kanë komunikim me institucionet e Kosovës, janë në listën e zezë në Serbi”, thotë Trajkoviq.
Vuçiq është një nga themeluesit e Partisë Progresive Serbe në Beograd si dhe i Listës Serbe në Kosovë.
Kjo parti – më e madhe e serbëve në Kosovë – është e vetmja që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar për veprimin dhe pjesëmarrjen e saj në institucionet e Kosovës.
Një burrë duke ngarë biçikletën mbi urën e Ibrit, ndërmjet Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Fotografi nga arkivi.
A e shkel Lista Serbe rendin kushtetues të Serbisë?
Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka fituar në të gjitha zgjedhjet lokale dhe qendrore në Kosovë.
Deri në nëntor të vitit 2022, kur mori vendimin për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, Lista Serbe udhëhoqi të dhjetë komunat me shumicë serbe, kishte dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, si dhe pozita ministrore në Qeveri.
Aktualisht, kjo parti ka pushtetin në gjashtë komuna me shumicë serbe në jug të lumit Ibër dhe ka nëntë deputetë në Kuvend, sepse pas dorëheqjeve, morën sërish mandatet e tyre që të mos shkojnë në duart e partive të tjera politike.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n