Lajme
Serbia kundër referendumit në Kataloni, mbështet Madridin
“Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor, Spanja është një nga miqtë më të mëdhenj të Serbisë”, tha Daçiqi dhe shtoi se Madridi ka po të njëjtin qëndrim kur është në pyetje integriteti territorial i Serbisë
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq deklaroi sot, se Beogradi zyrtar e përkrah fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Spanjës, si dhe unitetin e shtetit spanjoll, duke kundërshtuar fuqishëm referendumin e popullit katalonas për pavarësi.
“Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor, Spanja është një nga miqtë më të mëdhenj të Serbisë”, tha Daçiqi dhe shtoi se Madridi ka po të njëjtin qëndrim kur është në pyetje integriteti territorial i Serbisë, transmeton express.
Shefi i diplomacisë serbe i thirri “të gjithë faktorët politikë që të mos luajnë me këtë çështje” dhe theksoi se nuk e ka të qartë se si disa politikanë nga Serbia kanë shkuar në Barcelonë, ndërsa nuk kanë shkuar në Banja-Llukë. Daçiq i bëri këto komente gjatë një ceremonie për shënimin e 70-vjetorit të UNICEF-it në Serbi.
Ndryshe, është paradoksal i politikës serbe që deklarohet kundër pavarësisë së Katalunisë, ndërsa e mbështet tërthorazi referendumin e Krimesë për t’iu bashkuar Rusisë. Por, qëndrimi i Serbisë për Spanjën bazohet në faktin se shteti spanjoll është njëri prej 5 vendeve të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit