Kosova
Serbia, një mini-Rusi në Ballkan
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar që në rast se Serbia nuk i ndryshon politikat e saj ndaj Kosovës, taksa prej 100 për qind për produktet serbe do të mbetet përgjithmonë.
Këtë deklaratë kryeministri Haradinaj e ka bërë në konferencën për medie në ditën e fundit të këtij viti, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
“Nëse Serbia nuk ndryshon dhe është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka për të mbetur përgjithmonë”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.
Ai ka shtuar që në rast se Serbia dëshiron të punojë me logjikën evropiane dhe dëshiron të merret vesh me Kosovën për njohje reciproke, taksa do të hiqej sa më parë.
Por, sipas tij, Serbia, pavarësisht aspiratave për t’u bërë pjesë e BE-së, nuk po i qëndron frymës evropiane, duke i bërë pengesa Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













