Lajme
Serbia shet armë për të blerë nota false kundër Kosovës
Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka shkruar për artikullin në mediet serbe, që Serbia po blen vendet që japin nota diplomatike të falsifikuara përmes shitjeve të armëve.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka postuar faksimilin e ballinës së gazetës serbe “Kurir”, duke shkruar së zyrtarët serbë po përdorin shitjen e armëve në gjithë botën për të blerë nota diplomatike false kundër Kosovës.
“Sot vetë ‘Kuriri’ serb po shkruan atë që kemi thënë për shumë kohë, zyrtarët serbë po përdorin shitjen e armëve në gjithë botën kundër Kosovës dhe në shkelje të sanksioneve dhe ligjeve ndërkombëtare. Serbia po blen vendet që japin nota diplomatike të falsifikuara përmes shitjeve të armëve”, shkruan telegrafi, percjell albinfo.ch.
Ata shkojnë aq larg për të shitur armë dhe për të vrarë civilë të pafajshëm me armë serbe nëpër botë, vetëm për të kënaqur veten e tyre me luftën politike kundër Kosovës, me nota false diplomatike dhe me propagandë. Vuçiq është njeriu i Daçiqit dhe ka lëvizur me Cizelj me diplomacinë kofer”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një video-mesazh në... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?»
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë Shitja e cigareve elektronike njëpërdorimëshe (pije të tymosura) është përsëri e ndaluar në kantonin e Gjenevës.... -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit












