albinfo.ch
Lajme
Sërish kolona të gjata në kufirin Kosovë-Serbi
Në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare janë zgjatur kolonat e automobilave të shtunën me emigrantë kryesisht shqiptarë.
Siç bën të ditur bashkëpunëtori i albinfo.ch, Arben Gjinaj, i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë, pritjet po zgjasin tash më shumë se 2-3 orë ndërsa kolonat janë të gjata mbi 3 kilometra.
“Jemi këtu mbi 3 orë duke pritur në radhë. Kolona e automjeteve që presin për të hyrë në Serbi tashmë është e gjatë saqë nuk duket fare kufiri“, tha Arben Gjinaj, i cili tashmë ka ikur nga kolona e gjatë duke kërkuar një vendkalim tjetër kufitar Kosovë-Serbi.
Gjinaj tha se faji qëndron edhe te pala serbe për pritjet e gjata që po shkaktohen në pikëkalimin kufitar Merdare.
Ardian Krasniqi, rreth moshës 30 vjeçare, ishte ardhur në Kosovë bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për te kremtuar festën e Pashkëve, por kjo pritje atij po i krijon neveri: “I patem një javë pushim dhe patem dëshirë të vijm për ta festuar bashkë më familje në Kosovë. Ne për të mbërritur në Zvicër i bëjm mbi 20 orë, ndërsa tash 4-5 orë na duhet me prit në kufi. Kjo po na dëshpron dhe shumë të afërm të mi nuk dëshirojnë të vijnë vetem shkaku i pritjeve ne kufi. Asgjë nuk po na bën rruga 2 mijë kilometra çka po na bëjnë këto pritjet në kufi”., tha Krasniqi.
Islam Sadiku mërgimtar në Gjermani: “Jam tu prit qe nga ora 8 e mëngjesit dhe ende nuk jemi as afër. Nuk po e dim se ku është problemi. Këta policët tanë po thonë se nuk është problemi te policët tanë, problemi është me ata te Serbisë. Nuk e di veç në hall po jemi me ardh edhe te shtepitë tona, tek familjet tona”, tha Sadiku.
Nderkohe ka po ashtu mosmarrveshje mes mërgimtareve të cilët disa prej tyre mundohen për arsye të ndryshme të afrohen sa me afër kufirit dhe mos të presin ne radhë.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës por edhe për festa.
Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin potencuar se do të marrin masa që t’i evitojnë këto pritje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht















