Sport

Shënojnë Kasami, Bajrami dhe Ajeti, asiston Lenjani

Java e 14-të në Super Ligen e Zvicrës në Futboll është mbyllur me 24 gola të shënuara në pesë takime të zhvilluara. Tre gola dhe një asistim ishin meritë e futbollistëve shqiptarë, njofton Albinfo.ch

Albian Ajeti e shënoi golin e gjashtë të sezonit për Baselin, edhe pse ekipi i tij humbi me rezultat 2:4 në Thun.

Fitores së Sionit i ndihmuan dyshja shqiptare Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani. Në minutën e 71-të, Kasami e nisi një aksion nga gjysma e fushës, deri përpara portës vendase ku më së miri e gjeti Lenjanin i cili menjëherë e ktheu topin serish te strugani i cili  e shënoi golin e dytë të sezonit,  gjithashtu edhe prishtinasi e bëri asistimin e dytë.

Golin e parë në sezon e shënoi edhe Nedim Bajrami te FC Grasshoppersi i Cyrihut, që i ndihmoi ekipit të tij për ta regjistruar fitoren e katër në sezon.