Shkurt.ch
SGB, apel të rinjve me prejardhje të huaj: Natyralizohuni!
Federata e Sindikatave Zvicerane (SGB) u ka bërë një apel secondove (të huajve të gjeneratës së dytë)që të konkurrojnë sa më shumë per t`u natyralizuar, sapo t`i kenë plotesuar kushtet ligjore për një gjë të tillë.
Me kundërshtimin e qartë që ju büe iniciativës kundër të huajve kriminelë, njerëzit që jetojnë në Zvicër pa pasaportë zvicerane vërtet siguruan një mbrojtje nga humbja e të drejtave të tyre. Mirëpo edhe kështu, gjendja e tyre nuk është e rehatshme, thonë përfaqësuesit e SGB-së para medieve. Kjo pasi që sipas tyre, edhe pa miratimin nga populli të iniciativës për dëbim, njerëzit që janë rritur këtu por nuk kanë pasaportë të Zvicrës janë të kërcenuar që për kryerje të delikteve të vogla të dëbohen në vendet e prejardhjes, vende këto që ka mundësi se nuk i njohin fare.
SGB në apelin e saj thotë se iniciativa e SVP-së nuk njihte dallim në mes të të huajve që në Zvicër kanë ardhur pas lindjes dhe atyre të cilët jetojnë në Zvicër nga lindja e tyre, të ashtuquajturve “secondos”. Ata të gjithë do të dëboheshin në rast kryerje të delikteve të caktuara.
Dhe me dështimin e votimit të iniciativës për zbatim të dëbimit, pritet të hyjë në fuqi gjatë muajve të ardhshëm ligji i dëbimit, i cili qe votuar në vitin 2010, si rezultat i iniciativës së atëhershme të iniciuar po nga SVP. Ky ligj godet po ashtu secondot. Rrethana lehtësuese që ky ligj mundëson në krahasim me iniciativën e fundit të hedhur poshtë, është se ai lejon gjykatën të veprojë në rastet e rënda, duke mos lejuar dëbimin kur i huaji është lindur ose rritur në Zvicër.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













