Lajme
Shanset për t’u infektuar me Covid-19 në aeroplan janë më të vogla se sa mendoni
Ulur në mes të një numri të panjohurve në një avion mund të ndjeheni në një pozicion të rrezikshëm për t’u infektuar me COVID-19.
Por, sipas disa ekspertëve, të cilët tregojnë për shumë pak raste të dokumentuara të transmetimit gjatë fluturimit, shanset për të kapur Covid-19 gjatë fluturimit janë relativisht të vogla.
Frika nga fluturimi gjatë pandemisë ka ulur në mënyrë drastike trafikun ajror global, i cili gjithashtu është kufizuar për shkak të mbylljes së kufijve. Duke marrë parasysh pretendimet e reja shkencore, rreziku i perceptuar i rritur i hipjes në aeroplan mund të jetë i pabazuar.
Një studim i botuar së fundmi në revistën mjekësore JAMA Network Open gjeti prova të përhapjes së mundshme të koronavirusit gjatë një fluturimi katër orësh nga Tel Aviv në Frankfurt në Mars.
Dy pasagjerë u infektuan pasi fluturuan me një grup turistësh të cilët kishin rënë në kontakt me një menaxher hoteli të infektuar dhe gjithashtu ishin infektuar, sipas studiuesve nga Instituti për Virologjinë Mjekësore në Universitetin Goethe në Frankfurt.
Të dy pasagjerët që mund të jenë infektuar ishin ulur në pjesën e pasme të avionit, direkt përtej rreshtit nga shtatë pasagjerë që ishin infektuar me virusin.
Një fluturim i hershëm nga Britania e Madhe për në Vietnam në 2 mars, në të cilin një pasagjer me sa duket përhapi virusin në rreth 14 pasagjerë të tjerë, si dhe një anëtar të ekuipazhit, deri më tani besohet të jetë i vetmi transmetim i njohur në bord tek shumë njerëz.
Një shpjegim për nivelin e dukshëm të rrezikut të ulët është se ajri në kabinat moderne të avionëve zëvendësohet me ajër të ri të freskët çdo dy ose tre minuta, dhe shumica e avionëve janë të pajisur me filtra ajri të krijuar për të bllokuar 99,99% të grimcave.
Ndërkohë, protokolle të ndryshme të reja janë zbatuar, të tilla si mbulimi i fytyrës si për pasagjerët ashtu edhe për ekuipazhin, i cili është i detyrueshëm në shumicën e linjave ajrore, pastrimi më intensiv i kabinës dhe lëvizja e kufizuar në kabinë gjatë fluturimit, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër














