Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA, 5.6 milionë të infektuar me COVID-19
Universiteti “Johns Hopkins” njoftoi sot 23.2 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën dhe më shumë se 804 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë. SHBA-ja vazhdon të jetë në krye për nga numri i infeksioneve me 5.6 milionë raste.
Por sipas zyrtarëve amerikanë të shëndetësisë, numri i infeksioneve mund të jetë 10 herë më i madh sesa është raportuar, kjo për shkak të mungesës së testimit dhe raportimit. Ndërkohë të shtunën presidenti Donald Trump akuzoi punonjësit e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave se po punojnë për të ngadalësuar testimin e vaksinave kundër COVID-19, duke e lënë atë qëllimisht pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Në një postim në “Twitter” zoti Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit”, një teori konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan ka një komplot nga një qeveri e fshehur brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Por presidenti nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë pohim të tij.
Komentet e zotit Trump pasojnë një artikull të botuar nga agjencia “Reuters” të enjten, ku thuhej se një zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra nëse administrata “Trump” miratonte një vaksinë përpara se ajo të shpallej e sigurt dhe efektive, shkruan voa, përcjellë albinfo.ch.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi u tha gazetarëve të shtunën në Kongres se presidenti Trump bëri një “deklaratë të rrezikshme” për punonjësit e kësaj agjencie dhe se sjellja e tij ishte e papranueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës: Begaj nderon figurat shqiptare, Lorik Cana merr “Urdhrin e Skënderbeut” Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua Samiti i katërt i Diasporës, ku Presidenti i Republikës, Bajram... -
Diaspora hap kapitull të ri bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030” -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip -
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor
Jeta në Zvicër
-
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit Kantoni i Fribourgut ka prezantuar një plan veprimi që synon përmirësimin e kushteve në sektorin e... -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë?












