Lajme
SHBA i kërkon Kinës sqarime rreth shpërthimit të Covid-19
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Kinës që të ndajë informacione për shpërthimin e ri me COVID-19 që po përjeton ky shtet, duke shtuar se rritja e numrit të rasteve ka ndikuar në botë.
Blinken sërish tha se SHBA-ja është e gatshme që t’i japë vaksina amerikane Kinës.
“Është e rëndësishme për të gjitha shtetet, përfshirë Kinën, të përqendrohen në vaksinimin e qytetarëve, që testimet dhe trajtimet të jenë të qasshme dhe më e rëndësishmja, të ndajnë informacionet me botën lidhur me problemet me të cilat po përballen”, tha Blinken gjatë një konference për media më 22 dhjetor.
“Ka ndikime jo vetëm për Kinën, por për gjithë botën”, tha Blinken.
Ai tha se Kina nuk ka kërkuar ndihmë. Pekini është varur nga vaksinat e prodhuar në vend, që shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë argumentuar se kanë efekt më të vogël sesa vaksinat e prodhuara në SHBA.
“Ne jemi të përgatitur që të ndihmojmë këdo që kërkon ndihmë”, tha Blinken.
Blinken, që planifikon ta vizitojë Pekinin në fillim të vitit 2023, teksa tensionet mes dy shteteve kanë filluar të bien, tha se SHBA-ja ka interes humanitar dhe interes të vetin që të kufizojë shpërthimin e COVID-it në Kinë.
“Çdoherë kur virusi shpërndahet apo lëvizë nëpër botë, ka mundësi të zhvillohet një variant i ri, një variant që përhapet më tej dhe vjen na godet ne dhe shtetet e tjera”, tha ai.
“E keni parë se ka ndikime të qarta në ekonominë globale”, tha Blinken, duke iu referuar politikave për COVID-19 të Kinës, që është ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Kina, ku COVID-19 u zbulua tre vjet më parë, ka ndjekur një politikë të ashpër kundër virusit. Por, pas disa protestave gjatë këtij muaji, Pekini ndryshoi politikën e saj për koronavirus./REL
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve