Lajme
SHBA-ja kundër ndryshimit të kufijve
Kandidatja e propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka folur edhe për ndryshimin e kufijve, duke theksuar se kjo ide nuk është e dobishme.
Yuri Kim doli mbrëmjen e sotme para Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan, ku ka folur edhe për prioritetet e saj si ambasadore në Tiranë.
Ajo u pyet nga senatorja Jeanne Shaheen rreth deklaratave të kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti për integrim më të madh midis dy shteteve shqiptare.
“SHBA ka bërë investime të madh në rajon duke sjellë paqe dhe që shtetet të qëndrojnë të pavarura, në paqe dhe të punojnë si skuadër. Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm”, theksoi kandidatja për ambasadore, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch
Yuri Kim përsëriti disa herë se synimi i punës së saj si ambasadore në Tiranë do të jetë forcimi i institucioneve dhe sundimit të ligjit.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












