Lajme
SHBA-ja ndalon firmat e teknologjisë të investojnë në Kinë
Raportohet se kompanitë amerikane të teknologjisë, që marrin fonde federale, do të ndalohen që të ndërtojnë objekte “të teknologjisë së avancuar” në Kinë për 10 vjet, tha administrata e presidentit Joe Biden, përcjell albinfo.ch.
Kjo ndalesë është pjesë e një plani prej 50 miliardë dollarësh, që synon të fuqizojë industrinë lokale të gjysmëpërçuesve.
Po ashtu, njoftimi vjen pasi grupet e biznesit kanë kërkuar më shumë ndihmë nga Qeveria amerikane me qëllim që të ulin varësinë nga Kina.
Në botë ka mungesë të mikroçipëve që po ngadalëson edhe prodhimin e pajisjeve të tjera.
“Ne do të zbatojmë këta udhëzues për t’u siguruar se të gjithë ata që marrin fonde federale nuk do ta rrezikojnë sigurinë kombëtare… ata nuk do të lejohet që t’i përdorin këto para për të investuar në Kinë, ata nuk mund të zhvillojnë teknologji të avancuar në Kinë për një periudhë 10-vjeçare”, tha sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo.
Kompanitë amerikane që veçse kanë fabrika në Kinë mund t’i zgjerojnë ato vetëm që t’i shërbejnë tregut kinez.
SHBA-ja dhe Kina kanë mosmarrëveshje për çështjet tregtare dhe ato të teknologjisë.
Në gusht, presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një ligj sipas të cilit janë ndarë 280 miliardë dollarë për prodhimin e teknologjisë së lartë dhe të hulumtimeve shkencore, pas frikës se SHBA-ja po humb avantazhin e teknologjisë që ka ndaj Kinës.
Aktualisht, SHBA-ja prodhon rreth 10 për qind të furnizimeve botërore të gjysmëpërçuesve, që janë kyç për të ndërtuar shumë gjëra duke filluar nga makinat e deri te telefonat mobilë. Në vitet ’90, SHBA-ja prodhonte afër 40 për qind të furnizimeve botërore të gjysmëpërçuesve.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











