Lajme
SHBA: Kërkohen ligje të rrepta për armët
Mijëra persona dolën në rrugët e qyteteve amerikane për të kërkuar reagim ndaj kontrollit të armëve, ndërsa në vend janë shtuar rastet e të shtënave me armë. Politikanët republikanë kanë bllokuar përpjekjet për të vendosur ligje më të rrepta.
Protestues të të gjitha moshave iu drejtuan Murit Kombëtar në Uashington, ku një grup personash vendosën më shumë se 45 mijë vazo të bardha me lule, një për çdo person të vrarë nga një armë zjarri në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020.
Presidenti Joe Biden mbështeti protestat, duke i bërë thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin për sigurinë ndaj armëve.
“Vazhdoni të marshoni, është e rëndësishme. Kjo duhet bërë një çështje për zgjedhje. Mënyra si senatorët, kongresmenët dëgjojnë është kur njerëzit thonë se kjo do të ndikojë votën e tyre. Shumë persona po vdesin pa qenë e nevojshme. Dhe ajo që po propozohet në Senat është e rëndësishme, por nuk është gjithçka që duhet bërë”, tha Biden.
Marshuesit deklaruan se nuk do t’i lejonin politikanët të rrinin, ndërkohë që njerëzit vijojnë të vdesin.
Dy sulme të tmerrshme tronditën Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar – një në një shkollë fillore në Teksas, ku 19 fëmijë dhe 2 mësues mbetën të vrarë dhe një tjetër sulm në një supermarket në Nju-Jork, ku 10 persona me ngjyrë mbetën të vdekur.
Por problemi i kontrollit të armëve, që i ka marrë jetën afro 19 mijë personave këtë vit në Shtetet e Bashkuara, shkon përtej vrasjeve masive. Gjysma e rasteve janë vdekje për shkak të vetëvrasjes./Euronews
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












