Lajme

SHBA: Mbi 2 milionë raste me COVID-19

SHBA ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 2,007,449 raste të koronavirusit dhe 110.514 vdekjeve të lidhura me të, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë, nga numri total i të prekurve, 761,708 persona janë shëruar plotësisht.

Vetëm të dielën Johns Hopkins raportoi 22.302 raste të reja dhe 712 vdekje të tjera në SHBA.

Nga totali, përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

Duhet theksuar se New York mbetet shteti më i goditur, me 378.097 raste dhe 30374 vdekje. New Jersey, California dhe Illinois pasojnë tjetër. /Albinfo.ch