Lajme
SHBA paralajmëron tarifa tjera, sa ndikohet Zvicra?

Një javë para afatit të caktuar, administrata amerikane po përgatitet të shpallë zyrtarisht tarifat ndëshkuese të reja ndaj një sërë mallrash të importuara, që pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht. Presidenti Donald Trump paralajmëroi se disa prej këtyre tarifave do të jenë edhe më të larta se sa ishte parashikuar fillimisht, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas agjencisë Bloomberg, Trump ka bërë të ditur se letrat zyrtare për vendosjen e këtyre tarifave do të nisin të dërgohen që këtë të premte. Në total, dhjetë deri në dymbëdhjetë vende do të njoftohen fillimisht, ndërsa masat ndaj vendeve të tjera do të shpallen në ditët në vijim. Tarifat e paralajmëruara do të variojnë nga 10 për qind deri në 70 për qind, një nivel shumë më i lartë se tarifat e vendosura më parë gjatë të ashtuquajturës Ditë e Çlirimit në prill.
Mosmarrëveshjet tregtare me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Zvicrën, kanë hyrë në një fazë kritike. Afati i vendosur nga Trump për të arritur marrëveshje tregtare përfundon më 9 korrik, ndërsa vendet e prekura janë duke u përpjekur të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm përmes negociatave.
Qeveria zvicerane, e cila pas valës së parë të tarifave në prill kërkoi negociata me Uashingtonin, ka raportuar përparim. Në fund të qershorit, drejtuesja e Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (Seco), Helene Budliger Artieda, deklaroi se një marrëveshje doganore me SHBA-në është në prag të arritjes. Aktualisht, një tarifë shtesë prej 10 për qind aplikohet për shumë mallra zvicerane që eksportohen në SHBA, por në mungesë të një marrëveshjeje kjo mund të arrijë deri në 31 për qind.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian mbetet gjithashtu nën presion. Trump ka kërcënuar me rritje të tarifave deri në 50 për qind nëse nuk arrihet një marrëveshje me BE-në deri më 9 korrik, ndonëse ka lënë të hapur mundësinë e një zgjatjeje afati.
Tarifat ndëshkuese të Trumpit janë kthyer në një armë të fortë të politikës së tij tregtare, por gjithashtu kanë gjeneruar tensione në marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët ekonomikë. Politika tarifore amerikane ka pasur ndikim të ndjeshëm në tregtinë globale, veçanërisht për sektorët e çelikut, aluminit dhe automobilave, që përballen aktualisht me tarifa deri në 50 për qind, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Grabiten implante dentare me vlerë rreth 1 milion CHF në Oensingen Një grabitje profesionale ka ndodhur të martën në mbrëmje në një kompani të specializuar në prodhimin...
-
UBS fillon migrimin e klientëve zviceranë të Credit Suisse
-
Tre sulme seksuale në vetëm dy orë në Biel
-
Gotthard: Radhë prej 10 kilometrash në nisje të pushimeve verore
-
Taksimi i shoferëve të huaj: A është zgjidhja për bllokimet e trafikut gjatë verës?