Ukraina
SHBA po shqyrton furnizimin e Ukrainës me sisteme raketore GLSDB
Pentagoni po shqyrton propozimin e Boeing për të furnizuar Ukrainën me sisteme raketore të drejtuara me precizitet me kosto të ulët (GLSDB), të cilat do t’i lejojnë Kievit të sulmojë trupat ruse shumë prapa vijave të betejës, mes përpjekjeve të vendeve perëndimore për të përmbushur nevojën e Ukrainës për armë të reja. GLSDB mund të dorëzohet në pranverën e vitit 2023, sipas mediave botërore. Ky sistem kombinon dy komponentë – bombën me diametër të vogël GBU-39 me raketën M26. Të dy komponentët janë të lirë dhe SHBA-ja i ka në sasi të mëdha.
“Është e rëndësishme të marrësh një sasi të madhe armësh me çmime të përballueshme,” tha Tom Karako, një ekspert armësh dhe sigurie në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Pentagonit, Toger Tim Gorman nuk pranoi të japë informacion specifik në lidhje me armët që Pentagoni planifikon t’i dorëzojë Ukrainës, por tha se SHBA dhe aleatët e saj kanë “identifikuar dhe konsideruar sistemet më të përshtatshme” për të ndihmuar Kievin.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














