Lajme
SHBA pro pezullimit të patentave të vaksinave, BE e hapur për bisedime
Në ditët kur pandemia ka gjunjëzuar Indinë, vijojnë edhe zhvillimet e rëndësishme në prodhimin e vaksinave anticovid.
Administrata amerikane e presidentit Joe Biden mbështet iniciativën e Organizatës Botërore të Tregtisë për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke zemëruar kompanitë farmaceutike.
Ky vendim do të lejojë që prodhimi i vaksinave të rritet dhe të sigurojë doza më të volitshme për vendet më pak të pasura.
Më herët ministrat e Jashtëm të G7 të mbledhur në Londër përfunduar takimin e tyre, duke mbështetur aksesin global “të përballueshëm dhe të barabartë” në vaksina, terapi dhe diagnostikim.
Samiti po ashtu mbështeti angazhimin për të mbledhur para shtesë për skemën e shpërndarjes Covax të vaksinave të administruar nga Kombet e Bashkuara.
Ministri i Jashtëm indian, i ftuar në samitin e G7, rrëfeu eksperiencën personale për ndikimin e pandemisë në kohën kur ai dhe i gjithë ekipi duhej të vetizoloheshin, pasi dy anëtarë të delegacionit rezultuan pozitivë.
India është duke u përballur me një situatë të vështirë të pandemisë, me mungesë të shtretërve dhe oksigjenit në spitale.
Shumë shtete janë sensilibizuar duke dërguar ndihma për të lehtësuar disi situatën, ku edhe krematoriumet janë të tejmbushura.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër Në vitin 2023, kantoni i Basel-Stadt kishte incidencën më të lartë të biçikletave të vjedhura, me...
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’