Kultura

Shënohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut

 

Aktivitete të shumta janë mbajtur në Prishtinë me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Në konferencën shkencore ndërkombëtare kushtuar 550-vjetorit të vdekjes është vlerësua lart figura e tij. Drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Sabit Syla, ka thënë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në skenën e historisë në një moment tepër kritik për Shqipërinë dhe për fatin e Evropës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu është si njëri nga figurat tona më të respektuara të historisë tonë kombëtare. Ndërsa ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka parakaluar në sheshin “Nëna Terezë”, me këtë rast.  E po ashtu ky ansambël ka performuar pranë sheshit “Skënderbeu” me këngë e valle. Po ashtu është dhënë premiera e re “Kumt”, e cila është koreodramë e punuar nga koreografi i mirënjohur shqiptar, Gjergj Prevazi.