Bota
Shfrytëzimi i migrantëve në Itali
Ata rropaten për 2 ose 3 euro pagë në orë, duke mos pasur asnjë të drejtë. Tani ata kanë nisur të luftojnë kundër shfrytëzimit
Për fermerët italianë dhe pronarët e plantacioneve me fruta imigrantët kryesisht të ardhur nga Afrika janë të domosdoshëm si ndihmës për të vjelat. Ata kanë kushte të këqija jo vetëm në punë, pro edhe jetojnë në mjedise në kushte jo humane, shumica e tyre banojnë në geto ilegale siç është kampi me barraka në Borgo Mezzanone në afërsi të Foggias.
Brenda pak ditësh 16 punëtorë gjetën vdekjen gjatë rrugës për në punë. Banorët e getos nuk durojnë dot më: Ata vjelin, gjithçka rritet në fushë dhe megjithatë i trajtojnë si kafshë, na thonë. Ata rropaten për 2 ose 3 euro pagë në orë, duke mos pasur asnjë të drejtë. Tani ata kanë nisur të luftojnë kundër shfrytëzimit.
Një refugjat nga Senegali thotë: “Ne fillojmë punën në mëngjes në orën 7 e ndonjëherë edhe në orën 5 dhe punojmë 12 orë. Ligji parashikon 7 euro për orë pune dhe të paktën 50 euro në ditë. Ne punojmë shumë orë dhe marrim në fund të ditës më pak se 20 euro. Ne kërkojmë dinjitet, respekt dhe legalizim”, raporton “DW”.
Afërsisht 30.000 ndihmës punojnë për vjeljet, kryesisht ata janë emigrantë pa leje qëndrimi dhe punojnë në rajonin përreth Foggia. Shumica e tyre jetojnë në geto ilegale. Një demonstrues shpjegon, se “ne nuk duam të jetojmë në geto, askush nuk do të jetojë në këto kushte, por ne na duhen dokumente për të marrë apartament me qira, na duhet të gjejmë punë që të mund të paguajmë qiranë e të jemi mirë”, përcjell albinfo.ch.
Getoja më e madhe të kësaj zone, është në Borgo Mezzanone. Ajo ekziston prej më shumë se 30 vjetësh. Afërsisht 1.000 vetë jetojnë në të.
Gazetarët nuk janë të mirëpritur në këtë mjedis. Raffaele Falcone si sindikalist ka hyrë në bisedime me shumë banorë të zonës dhe lufton për të drejtat e migrantëve. Pikërisht pranë getos ilegale ndodhet edhe kampi zyrtar i refugjatëve. Kushtet janë të papranueshme, thotë Falcone: “Ka një të çarë tek dera, ata të getos mund të shkojnë në kampin e refugjatëve dhe anasjelltas. Shteti dhe anti-shteti komunikojnë me njeri-tjetrin. Ata të getos shkojnë atje për të ngrënë ose për t’u vizituar tek mjeku dhe ata që janë në kamp shkojnë në geto, për të shkuar nëpër bordelle ose në bare e restorante.”
Refugjatët banojnë bashkë njerëz të kombësive të tyre: Senegali, Somalia, Mali ose Nigeria dhe kanë krijuar këtu në geto një infrastrukturë të tyren. -Ujë të pijshëm ka vetëm në një vend, gjë që sjell me vete edhe sëmundje. Ata gjithsesi kanë edhe një tualet, por një të vogël fare dhe në një dhomë thuajse tërësisht të mbyllur. Ata e menaxhojnë situatën brenda këtyre mundësive.
Shumë italianë i urrejnë refugjatët e megjithatë pa migrantët ata nuk do të kishin më treg. Getoja është si një qytet i vogël, ka gjithçka – restorante, bare dhe gjithçka që në Itali është e ndaluar: mafia nigeriane ka ndërtuar këtu dy bordelle. “Klientët e prostitutave janë italianë, që jetojnë në Foggia, klientët e sekserëve të punës janë sipërmarrës italianë. Në geto është krijuar një sistem ekonomik më vete, sepse atyre u duhet një berber, një bar, një restorant një mekanik. Ndihmësit e të vjelave dhe prostitucioni – dy shërbime të shfrytëzimit janë rritur me kërkesën e italianëve.”
Italianët kanë nevojë për punën e migrantëve, por nuk duan që ata t’i kenë aty pranë. Migrantët rropaten deri sa u bie të fikët, por i paguajnë keq. Ata jetojnë në kushte jo humane, por askush nuk interesohet për ta.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026














