Bota
Shkaktoi vdekjen e 10 personave, kompania dënohet me 66 milionë dollarë
Ministria e Mjedisit e Brazilit e ka gjobitur kompaninë minerare “Vales” me 66 milionë dollarë, pasi një digë shkaktoi një rrëshqitje që vrau të paktën 10 njerëz dhe la qindra të zhdukur.
Rënia e digës të premten dërgoi një përrua balte mbi një komunitet aty pranë. Zyrtarët thonë se afërsisht 300 vetë janë bllokuar në zonat e përmbytura nga lumi i llumit të lëshuar nga diga pranë qytetit Brumadinho, në shtetin juglindor të Minas Gerais, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë, por guvernatori i shtetit, Romeu Zema, tha të shtunën në mëngjes se ka pak shanse për gjetjen e njerëzve të gjallë.
Ministria e mjedisit e ka gjobitur kompaninë “Vales” dhe ajo është nën shqyrtim për shkeljet rregullatore dhe ndotjen në prag të katastrofës.
Zyrtarët e zjarrit thonë se midis të zhdukurve janë 200 punonjës që ishin duke ngrënë drekë në zonën administrative të digës kur ndodhi rënia.
Pamjet televizive treguan punonjës të shpëtimit në helikopterë duke u përpjekur të ndihmonin njerëzit e bllokuar në baltën e trashë. Pamjet treguan dëmtime edhe te shtëpitë, automjetet dhe hapësira të mëdha të tokës bujqësore, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet kanë urdhëruar familjet të evakuojnë shtëpitë në zona të ulëta.
Aksidenti risjell në kujtesë një katastrofë të ngjashme të vitit 2015, kur një digë tjetër e minierave shpërtheu në të njëjtin shtet të Minas Gerais, duke vrarë 19 vetë.
Kjo digë ishte administruar gjithashtu nga “Vale”, së bashku me kompaninë australiane të minierave “BHP Billiton”. Rënia e digës në vitin 2015 lëshoi miliona tonë mbetje hekuri toksike përgjatë qindra kilometrave, duke shkaktuar atë që konsiderohet fatkeqësia mjedisore më e keqe ndonjëherë në Brazil.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












