Lajme
Shkelje sistematike e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, avokati i popullit, i Shqipërisë, Igli Totozani, është shprehur me shqetësim për ata qindra të mitur dhe të rinj shqiptarë që shfrytëzohen në punë të rënda, të papaguara apo në të zezë
Zyra e Avokatit të Popullit të Shqipërisë raporton për shkelje sistematike të drejtave të fëmijëve shqiptarë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, avokati i popullit, i Shqipërisë, Igli Totozani, është shprehur me shqetësim për ata qindra të mitur dhe të rinj shqiptarë që shfrytëzohen në punë të rënda, të papaguara apo në të zezë, pa u paguar sigurimet dhe detyrimet e tjera sipas ligjit. Por edhe për të gjithë ata të rinj, të cilët shohin si zgjidhje të vetme largimin nga Shqipëria, për shkak të pamundësisë për t’u sistemuar me një të ardhme të sigurt në atdhe, transmeton Balknaweb.
“Në një situatë krejtësisht antiligjore gjenden, gjithashtu, me dhjetëra e qindra të mitur të tjerë që
shfrytëzohen në punë të ndryshme”, thekson Totozani, i cili vëren se, “autoritetet shtetërore përgjegjëse, qendrore dhe lokale, tregohen krejt indiferentë ndaj shfrytëzimit të punës së të miturve edhe gjatë këtij sezoni turistik”.
“Janë të shumtë fëmijët që punojnë në bregdet, duke u shërbyer pushuesve, duke shitur prodhime të ndryshme, për një kohë të gjatë dhe nën temperatura të larta. Një gjë e tillë shkel të gjitha normat e mirërritjes dhe mirëqenies së këtyre të miturve, duke mos u garantuar atyre një jetë normale”, thekson Avokati i Popullit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













