Sport

Shkemb Miftari, një zog shtegtar, i cili kaloi “përmes ferrit”

Mario Basler ishte sponsori i tij, Tayfun Korkut, një nga trajnerët e tij të shumtë. Futbollisti shqiptar, Shkemb Miftari, tani dëshiron të fillojë me ekipin e parë në Oberligën gjermane, Stuttgart Kickers - pas një të kaluare prekëse

Shkemb Miftari është një djalë i relaksuar, njeri i gjallë dhe gjithnjë në disponim të mirë shpirtëror. Pas fitores 3:0 (1:0) të ekipit futbollistik Stuttgarter Kickers nga Oberliga gjermane, kundër CFR Pforzheim, ai pothuajse të gjithë që i kishte takuar, i ka përqafuar në një mënyrë të ngrohtë dhe të hapur. “Kickers festonin 119-vjetorin e tyre, prandaj më duhej të punoja shumë”, tha futbollisti i ri shqiptar 25-vjeçar, me një gëzim të madh në fytyrë. Me dy golat e tij në minutën 84 dhe 90, sulmuesi zëvendësues shqiptar kishte vulosur fitoren e katërt të Kickersave në seri, shkruan “Stuttgarter Zeitung”, përcjell albinfo.ch.

Dhe hiti i tij ishte me një festim të stilit “à la Kylian Mbappe”, të yllit të Paris Saint-Germain: “Unë e kam kopjuar nga ai”, konfirmoi Miftari. Por, a kishte shënuar ndonjëherë dy gola për një kohë kaq të shkurtër? Miftari u mendua pak – atëherë iu kujtua: Në fanellën e klubit të futbollit, Calcio Leinfelden-Echterdingen ai madje arriti një het-trick brenda shtatë minutave, në rezultatin 6:3 (pas një disavantazhi prej 0:3), pothuajse një vit më parë kundër TSG Tübingen, transmeton albinfo.ch.

Ai ka përjetuar shumë në jetën e tij të futbollit. I lindur në Freyung, Bavari, djalë i emigrantëve nga Kosova, u rrit në rini në Wacker Burghausen. Trainerët e ekipit të parë në atë kohë ishin Mario Basler dhe Georgi Donkov. “Ata ishin sponsorët e mi më të mëdhenj”, thotë Miftari.

Në moshën 16-17 vjeçare atij iu lejua të ushtrojë me ekipin e divizionit të tretë. Megjithatë, ai u zhvendos në juniorët e vitit të dytë të A-të rinjve në VfB Stuttgart. Prindërit u zhvendosën së bashku me të dhe jetojnë në Bad Cannstatt. Në U19 të bardhekuqve, ai ushtroi nën drejtimin e trajnerit të sotëm të VfB në Bundesligë, Tayfun Korkut. Për një kohë të gjatë Miftari nuk qëndroi në Wasen. Këshilltari i tij i atëhershëm Maurizio Gaudino, atë e udhëzoi te një trajner i njohur: Lorenz-Günter Köstner (66). “Nën udhëheqjen e tij, unë kalova nëpër ferr në VfL Wolfsburg. Në një kuptim pozitiv. Ai donte të më formonte. Kam mësuar shumë prej tij”. Por, përsëri Miftari ishte shumë i padurueshëm.

Ai u kthye në Shtutgart – në Kickers. Ndryshimin e trajnerit Massimo Morales me Horst Steffen, ai e përjetoi me mjaft aksione të ndryshme, transmeton Albinfo.ch.

“Por ne ishim gjashtë, shtatë sulmues të mirë. Soriano, Muller, Calamita, Badiane, Edwini-Bonsu, Engelbrecht dhe kështu me radhë”, përkujton sulmuesi. Në pushimin dimëror të sezonit 2014/15 ai u transferua tek SV ëaldhof Mannheim. Luajti nën udhëheqjen e trajnerit Kenan Kocak (tani në divizionin e dytë SV Sandhausen) dhe filloi trajnimin e radhës si një afarist sportiv dhe në fitnes.

“Në moshën 22-vjeçare doja të kisha një plan B në xhep, në qoftë se futbolli nuk është i suksesshëm”. Pasuan qëndrimet në SSV Reutlingen dhe Calcio Leinfelden-Echterdingen, ku këshilltari i tij i ri, Kevin Kuranyi përsëri vuri në dukje perspektivën e tij. “Kevini tashmë ishte në rrethin tim të miqve, ne gjithashtu luajtëm futboll në sallë së bashku në Soccer Olymp, në Fellbach. Ai ishte i bindur për aftësitë e mia”.

Pra, ish-ndërkombëtari e ndërmjetësoi atë në ish klubin e tij FC Schalke 04. Miftari ndërpreu shkollimin e tij, gjatë pushimit dimëror luajti për U23 të këtij klubi. Për shkak të rezultateve jo të mira të U-23 kur Schalke II nuk arriti të inkuadrohet në një rang më të lartë, pas një viti e gjysmë kapitulli Ruhr përfundoi.

Kuranyi bëri të mundur që ai të mbetej i aftë me Kickers. Kur dështoi kontrata me FC Jumilla (afër Marcia) të divizionin të tretë spanjoll, ai nënshkroi për herë të dytë në Schalke 04. “Atje gjithçka është ende si më parë”, thotë Miftari dhe shton. “Por ne duam ta ndryshojmë atë përsëri”.

Pyetja mbetet, pse ai nuk arriti suksesin e madh. “Nuk bëhej fjalë kurrë talent, unë kam cilësi”, thotë ai me vetëbesim dhe pranon hapur: “Problemi ishte koka ime. Doja shumë dhe shumë shpejt. Sidomos në kohën e kaluar në ëolfsburg unë është dashur të kisha më tepër durim”. Miftari ka mësuar aq shumë, shkruan më tej Albinfo.ch.

Kickers tani duhet të përfitojnë nga këto përvoja. Dhe personalisht, ai nuk ka ëndërruar ëndrrën e futbollit profesionist të klasës së lartë. “Nganjëherë futbolli është i shpejtë. Dhe me 25 ju ende keni çdo rast”, thotë tifozi i flaktë i Bayernit nga Mynihu. Arsyeja pse ai e simpatizon rekorderin si kampion gjerman, ai pohon: “Më pëlqen të fitoj”.