Lajme
Shkëmbim me armë zjarri në Rickenbach: Plagosen dy kosovarë
Një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të dy kosovarë, me plagë të mesme dhe të rënda, të shkaktuara nga armë zjarri, janë dërguar në spital nga palë të treta
Të dielën në mbrëmje janë shkëmbyer të shtëna armësh në një restorant në Rickenbach afër qytetit Wil. Me atë rast janë plagosur dy persona të moshës 29 dhe 33 vjeçe, raporton FM1Today. Autori i veprës është ende në arrati.
“Pak pas orës 23:00 Policia e Kantonit Thurgau ka marrë një mesazh se kishte ndodhur një konflikt në një restorant në Rickenbach”, thotë Daniel Meili, zëdhënës i policisë së kantonit Thurgau, transmeton albinfo.ch.
Një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të dy kosovarë, me plagë të mesme dhe të rënda, të shkaktuara nga armë zjarri, janë dërguar në spital nga palë të treta. “Ata janë trajtuar menjëherë. Për fat të mirë, nuk kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën”, thotë Meili.
Kërkimet për autorin e krimit janë ende duke vazhduar. Për arsye të mbrojtjes së hetimeve, policia nuk mund të thotë nëse bëhet fjalë për një ose më shumë autorë të krimit. Policia është duke kërkuar dëshmitarë.
Në ndërkohë janë intervistuar informatorë dhe janë siguruar gjurmët.
Është duke u hetuar arsyeja e mosmarrëveshjes dhe fakti nëse autori i krimit dhe viktima e njihnin njëri-tjetrin, transmeton albinfo.ch. “Sfondi është ende plotësisht i paqartë”, thotë Meili.
Aktualisht janë duke u mbledhur të gjitha informacionet. Të dhënat e para tashmë janë në dispozicion të policisë.
Zona përreth skenës së krimit në Toggenburgerstrasse ishte rrethuar për disa orë nga zjarrfikësit e rajonit Wil.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














