Kuriozitete
Të dhëna të reja për temperaturat e këtij viti
Korriku, muaji më i ngrohtë që nga fillimi i matjes së temperaturës
Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së tha të enjten se korriku ishte 0.95 gradë celsius më i ngrohtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit XX.
Korriku është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti vendosën edhe një rekord të ri për 140 vjetët e kaluara.
Rezultatet ishin pritur, pasi disa vende evropiane, përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë, raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave. Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe me ekstreme të tjera klimatike.
Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të hershme të akullit të detit në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës, tha Rick Thoman, një specialist i klimës në Universitetin Alaska Fairbanks.
Qershori i këtij viti kishte vendosur tashmë një rekord marramendës të nxehtësisë, krahasuar me 140 vjetëve të kaluara.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas













