Futboll
Shkodran Mustafi, pranë kalimit në Serie A
Dikur ishte në majat e futbollit botëror, ku në vitin 2014 ishte pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, në kohën kur u shpall kampion e botës, në Botërorin e Brazilit, mirëpo pas “aventurash” të shumta, ku më kulminantja ishte ajo te “Topçintë” e Arsenal, duket se karriera e tij po shkon drejt fundit, por ende nuk ka përfunduar totalisht, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për mbrojtësin gjerman, me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili është shumë pranë kalimit te skuadra e Salernitana, me bordin e këtyre të fundit, që vetëm pak ditë më parë zytarizuan ish-shokun e tij të Kombëtares, Jerome Boateng, e tashmë duket se do të zyrtarizojnë edhe Mustafin, me këtë të fundit, i cili që prej verës është pa një ekip.
Sa i përket kontratës personale, 31-vjeçarin e pret një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit për një vit, nëse performon mirë dhe skaudra siguron mbijetesën. Ndërkaq, kujtojmë se për Mustafin, Serie A nuk është një kampionat i panjohur, teksa më herë ka zhvilluar plot 2 sezone te skuadra Sampdoria, para se të zyrtarizohej te Valencia, e më tej tek Arsenal.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











