Lajme
Shkollat në Zvicër fillojnë punën pa maska dhe me 15% më pak mësues
Ngurrimi rreth hapjes së tyre është më i theksuar në Zvicrën perëndimore (frankofone), e cila është më e prekur nga pandemia, sesa në Zvicrën gjermane
Hapja e sërishme e shkollave, me vendimin e Qeverisë Federale për zbutjen e mëtejshme të masave mbrojtëse është paraparë për sot, më 11 maj në nivel vendi. Por, u është lënë kantoneve të vendosin për datën dhe detajet e hapjes.
Sidoqoftë, rifillimi i punës së shkollave, pas afër 2 muajve të pushimit të detyruar, ka qenë një ndër pikat që kanë ngjallur debat në mediat e këtushme për shkak të ndjeshmërisë që ka, shrkuan albinfo.ch.
Kur është fjala për hapjen shkollave të detyrueshme, ka një “kaos” në nivel vendi. Ngurrimi rreth hapjes së tyre është më i theksuar në Zvicrën perëndimore (frankofone), e cila është më e prekur nga pandemia, sesa në Zvicrën gjermane, shkruan srf.ch.
Shumica e kantoneve në Zvicrën perëndimore fillojnë mësimin me gjysmë klasa. Edhe kantoni i Bernës dhe ai i Cyrihut gjithashtu mbështeten në këtë sistem. Në Ticino, mësimi zhvillohet nën masa shumë të rrepta mbrojtëse.
Kantonet në Zvicrën Qendrore, Zvicrën Lindore dhe kantonet e Zvicrës Veriperëndimore ndërkaq, kanë filluar mësimin me klasa të plota.
Në shkollat e posahapura vlejnë rregullat në vijim: Mbahet distanca, lahen duart dhe nuk shpërndahet shujta e orës 9 (zamra).
Mediat zvicerane kanë njoftuar se mësimi sot ka filluar në mënyrë normale dhe pa probleme të mëdha.
Janë disa risi që e dallojnë ditën e rifillimit të vitit shkollor: Tavolinat pastrohen rregullisht dhe nxënësit i lajnë duart shumë më shpesh se zakonisht. Megjithatë, atyre dhe mësuesve nuk u kërkohet të mbajnë maska.
Shkollat kanë rifilluar mbarë me përditshmërinë e tyre, ka thënë për radio srf Dagmar Rösler, kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Zvicrës.
Sipas Rösler, rreth 15 për qind e mësuesve nuk janë paraqitur në punë. Bëhet fjalë për ata që i përkasin një grupi rreziku ose që kanë anëtarë të familjes që mund të rrezikohen nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch. Mungesa e mësuesve që ishte e pranishme edhe më parë, tashmë ashpërsohet me mungesën e re, të shkaktuar nga pandemia. Dhe kjo përbën “një problem të madh”, thotë. Rösler.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














