Gjuha
Shkollat speciale për fëmijët e Kosovës, model për refugjatët
Si model suksesi, Zemp e sheh qasjen që ka pasur Zvicra me shkollimin e fëmijëve të refugjatëve nga Kosova gjatë viteve 1998/99
Organizata çati e shoqatave të mësimdhënësve të Zvicrës kërkon shtim fondesh për të punuar në integrimin fëmijëve të refugjatëve. Gjatë muajit të kaluar ka pasur një shtim të theksuar të numrit të refugjatëve që kanë ardhur në Zvicër dhe kjo ka ngritur shqetësimin e mësimdhënësve lidhur me trajtimin e fëmijëve të moshës shkollore. Shkolla luan rolin kyç në integrimin e fëmijëve, ka thënë për srf kryetari i organizatës së përmendur, Beat Zemp.
Ajo çfarë kërkohet është shtimi i përpjekjeve për mësimin e gjuhës, socializimin dhe tejkalimin e traumave të luftës te këta fëmijë, ka thënë Zemp. Dhe për ta bërë këtë, shkollës i nevojiten resurse të mjaftueshme. Prandaj, federata dhe kantonet duhet ta dinë se masat e kursimit në shkolla nuk shkojnë bashkë me integrimin e fëmijëve të refugjatëve, thuhet në një letër të lidhjes së mësimdhënësve të Zvicrës.
Por Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) duke reaguar ka bërë me dije federata tashmë është duke u paguar kantoneve nga 6000 franga për person. Krahas këtyre shumave, paguhet edhe një pagesë paushalle prej 1200 frangash në muaj për azilkërkuesit. Prandaj, kantonet janë të lira që këto para t`i shfrytëzojnë edhe për shkollimin e refugjatëve.
Nga ana tjetër, Zemp e sheh me optimizëm situatën në rast se financimi do të ketë sukses. Ai si model për sukses e sheh qasjen që ka pasur Zvicra me shkollimin e fëmijëve të refugjatëve nga Kosova gjatë viteve 1998/99. “Atëbotë ne patëm treguar sukses shumë të mirë në integrimin e tyre.
Konferenca e drejtorëve kantonalë të arsimit u pati rekomanduar kantoneve që në kushtet e ardhjes së një numri të madh të refugjatëve, të hapnin klasa speciale në qendrat federale të pranimit të refugjatëve që do të zgjasnin nga 12 deri në 15 muaj për fëmijët e refugjatëve. Këto klasa pastaj ishin financuar nga federata”.
Edhe në SEM janë të hapur për propozime të tilla. Kështu tashmë ekziston një projekt pilot për mësimdhënie në qendrën federale të pranimit në Bremgarten.
Ndërkaq Zemp e sheh një sfidë më tepër për mësuesit sa u përket refugjatëve aktualë, në krahasim me krizën e Kosovës të viteve 90. Po vjen duke u shtuar numri i tinejxherëve pa prindër që po kërkojnë azil në Zvicër. “Integrimi i këtyre të rinjve paraqitet jashtëzakonisht i vështirë pasi që mungojnë strukturat familjare”. Ai shpreson se edhe kjo sfidë mund të përballohet por shton se “vetëm shkolla nuk mjafton. Nevojitet ndihma e shoqërisë si tërësi”.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën