Lajme

Shoferi sulmon aktivistët e klimë, që bllokuan rrugët në Gjermani

Aktivistët e klimës kanë zhvilluar protestë në Gjermani, teksa u sulmuan pasi bllokuan rrugët. “Letzte Generation” përmes një video të publikuar në rrjetin social “Twitter” treguan momentin e sulmit fizik ndaj anëtarëve të tyre.

Ata bllokuan trafikun në shenjë proteste në rrugën afër Mannheimit, teksa bllokada shkaktoi kolonë të madhe dhe një shofer ka dalë nga vetura e tij dhe ka goditur aktivistët.

Sipas raportimeve nga Bild, sulmi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën B-36,  ndërsa pas shqyrtimit të videos, policia identifikoi shoferin, i cili u lirua në pritje të hetimeve, përcjell albinfo.ch.