Bota

Shoqata shqiptare “Skenderbeu” zgjedh drejtuesit e rinj

Shoqata shqiptare “Skenderbeu” në Parma të Italisë ka bërë të ditur se i kanë ndërruar drejtuesit e saj, shkruan albinfo.ch.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, kjo shoqatë ka bërë të ditur se pas tre vjetëve grupi që ka përfunduar mandatin e tij e ka dorëzuar stafetën.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur miq, mbrëmë u zhvilluan zgjedhjet për grupin e ri drejtues të shoqatës nga anëtarët.
Pas tre vjetësh plot mund, pasion e dedikim, grupi që përfundoi mandatin e tij i dorëzoi stafetën:
Sonila Otobashit
Gerilda Prekaj
Merita Asllanaj
Darina Zeqiri
Alessandro Portesani
Ilir Gjika
Marion Gajda

Menjëherë pas leximit të skedave grupi i ri drejtues u mblodh për të zgjedhur figurën primare, atë të presidentit dhe zëvendësit të tij. Me unanimitet zgjodhen :
Presidente Sonila Otobashi
Zv.presidente Darina Zeqiri

Grupit të ri drejtues i urojmë nga zemra punë të mbarë.