Lajme
Shoqata Zvicër-Shqipëri bën vlerësimin e hoteleve shqiptare
"Të gjithë anëtarët janë të autorizuar të bëjnë vlerësimin e një hoteli, të cilin e kanë vizituar personalisht. Vlerësimi bëhet sipas një modeli të paracaktuar"
Shoqata Zvicër- Shqipëri nxit bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe sociopolitik ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. Siç bën të ditur në një komunikatë për shtyp, ajo, përveç kultivimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, prodhimit të këpucëve dhe veshjeve tekstile, në listën e prioriteteve të saj ka gjithashtu edhe nxitjen e turizmit.
Shqipëria ka rreth katërqind kilometra bregdet në Adriatik dhe në detin ilir (Jon). Gjithashtu edhe klima e bën te mundur një sezon pushimesh tetëmujor. Por shumica e hoteleve shqiptare janë të zëna për vetëm dy muaj. Është e vërtetë se, gjithmonë e më shumë turistë zbulojnë bukuritë e këtij vëndi, por gjithsesi, Shqipëria është tepër larg për tu bërë një destinacion pushimesh i njohur. Ka shumë hotele të mirë, dhe bregdeti shqiptar mund të krahasohet me atë italian, mbi të gjitha për sa i përket frutave të detit. Në mënyrë që hotelet e mira të motivohen dhe të nxiten më shumë, shoqata Zvicër- Shqipëri ka krijuar një faqe për vlerësimin e hoteleve, thuhet më tutje në komunikatë.
“Ne jemi të vetëdijshëm që këto vlerësime nuk janë të mbështetur as në vlerësime shkencore e as sipas “rregullave të yjeve” të organizatave profesionale të vlerësimeve. Këto vlerësime bëhen nga një nga një anëtarët e shoqatës tonë dhe verifikohen nga një anëtar tjetër. Në këtë mënyrë, këto rezultate nuk mund të manipulohen nga persona të tretë, siç ndodh rëndom dhe shpesh në disa portale. Të gjithë anëtarët janë të autorizuar të bëjnë vlerësimin e një hoteli, të cilin e kanë vizituar personalisht. Vlerësimi bëhet sipas një modeli të paracaktuar, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet një standardizim, duke vlerësuar në të njëjtën mënyrë avantazhet dhe duke bërë që të gjithë të interesuarit të kenë besim në këtë vlerësim. Përpara publikimit, vlerësimet do tu paraqiten drejtuesve të hoteleve në mënyrë që këta të shprehin opinionin e tyre, kërkon shoqata.
Shpresojmë që këta të fundit, të nxiten për përmirësime bazuar në vlerësimet tona. Duke qenë se turistët zviceranë zakonisht janë të mësuar me standarde të larta, orientimi në këto vlerësime, do të nxiste edhe interesin e agjencive turistike zvicerane. Pra, shoqata jonë jep një kontribut tepër të çmuar për modernizimin dhe internacionalizimin e hotelerisë shqiptare, thuhet në fund të komunikatës së shoqatës Zvicër-Shqipëri.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











