Shkurt.ch
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e baterive: Së paku 13 të lënduar
Krahas personelit të ndërmarrjes (Leclanche), nga ky shpërthim janë prekur edhe nxënësit e një shkolle afër saj dhe banorë të një ndërtese tjetër të afërme
Në Yverdon-les-Bains, Kantoni Vaud, nga shpërthimi që ka ndodhur në një fabrikë të baterive kanë pësuar lëndime 13 persona. Të gjithë ata janë dërguar në spital për trajtim, bën të ditur srf.ch
Ndërkohë zjarri i shkaktuar nga shpërthimi, është arritur të shuhet.
Siç bën të ditur Policia Kantonale e Vaudit, shpërthimi ka ndodhur pak para mesditës. Krahas personelit të ndërmarrjes (Leclanche), nga ky shpërthim janë prekur edhe nxënësit e një shkolle afër saj dhe banorë të një ndërtese tjetër të afërme. Gjithsej trajtim mjekësor kanë marrë 50 persona.
Sipas burimeve të ndërmarrje, shpërthimin e kanë shkaktuar bateritë, por ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë













